Qeveria do të riformatizohet
Ministri i rikthyer në postin e shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, paralajmëroi zvogëlim dhe ndryshime në qeverinë e Kosovës.
Ai shtoi, se vendimi për këtë u takon kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Edhe ky i fundit, së bashku me kryesinë e partisë së tij, po të njëjtën ditë, diskutoi rreth kësaj teme, njofton Klan Kosova.
Se diçka e tillë mund të ndodh, e thotë edhe zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, por, ai mendon se diçka e tillë, nuk është çështje me nguti.



