Qeveria e Kosovës tregon nëse do të hiqet taksa pas letres së sotme të SHBA-ve

Qeveria e Kosovës tregon nëse do të hiqet taksa pas letres së sotme të SHBA-ve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të shtetit kanë treguar taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

E në lidhje me këtë letër, lajmi.net ka marrë edhe qëndrimin e Qeverisë Haradinaj e njëkohësisht ky i fundit është i prerë në vendimin për të mos e hequr taksën.

Shefi i kabintetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi në pyetjen se cili është tani pas letrës së SHBA-ve qëndrimi i qeverisë për taksën, ai shkurt ka thënë për lajmi.net se: “Qëndrimet e kryeministrit pas mbledhjes së Qeverisë besoj se janë përgjigje për pyetjen tuaj”.

Sot, në konferencën për media, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur se taksa do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

I pyetur nga gazetarët edhe për takimet e tij me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett, Haradinaj është shprehur se edhe ne jemi që të largohet taksa, por kusht për këtë është njohja e Kosovës nga Serbia.

Vlen të theksohet se në letrën e dërguar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmendet edhe zvogëlimi i partneritetit në fushën e sigurisë dhe shkurtime të mëtutjeshme të raportit miqësor, SHBA – Kosovë.

E gjithë kjo situatë është krijuar pas thirrjeve të shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të taksës të cilat nuk u morrën parasysh nga Qeveria e Kosovës

Shpërndaje në: