Qeveria e Serbisë përsëri nuk lejon hyrjen e sportistëve kosovarë, kësaj radhe edhe pa simbole shtetërore

Qeveria e Serbisë përsëri nuk lejon hyrjen e sportistëve kosovarë, kësaj radhe edhe pa simbole shtetërore

Qeveria e Serbisë përsëri ka ndaluar hyrjen e ekipit kosovar të boksit.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut.

Kominikata e plotë e KOK-ut:

Ekipit i boksit të Kosovës sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi
As për herën e dytë, ekipi i boksit të Kosovës, nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.

Pas konsultimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’.

Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron krye

Shpërndaje në: