Qeveria e Spanjës: Të paktën katër ndërtesa janë përpirë nga vullkani

Qeveria e Spanjës: Të paktën katër ndërtesa janë përpirë nga vullkani

Ndërtesat afër vullkanit në ishullin spanjoll të La Palmas janë kapluar nga flakët e llavës, me dramën e erupcionit që është intesifikuar.

Magma shkatërroi të paktën katër ndërtesa në fshatin Callejon de la Fata, thanë dëshmitarët.

Ka pasur një varg  të lëvizjeve sizmike të shtunën, me më të madhën që shkoi në 4.1 shkallësh, tha instituti kombëtar nacional i Spanjës.

Vullkani Cumbre Vieja nisi shpërthimin më 19 shtator dhe ka shkatërruar më shumë se 800 ndërtesa, dhe ka detyruar evakuimin e rreth 6000 njerëzve nga shtëpitë e tyre.

La Palma është vend me rreth 80 mijë banorë. /Periskopi  

Shpërndaje në: