Qeveria Hoti: Tomë Gashi i VV-së thotë se Kosova po kthehet nën ombrellën e Millosheviqit të ri

Qeveria Hoti: Tomë Gashi i VV-së thotë se Kosova po kthehet nën ombrellën e Millosheviqit të ri

Formimi i Qeverisë Hoti është kundërshtuar ashpër edhe nga avokati dhe analisti i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i cili madje deklaron se “Kosova prapë do të jetë nën ombrellën e Millosheviqit të ri”. 

Gashi ka shpërndarë një fotografi të z.Goran Rakiq në profilin e tij në Facebook, e ku ka shpërndarë edhe një varg fjalësh fyese në drejtim të qeverisë së re.

Qeveria Hoti pritet të votohet nesër prej orës 11 në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, përcjell Periskopi.

Kjo do të shënonte edhe fundin e pushtetit të Vetëvendosjes, që merr fund saktësisht pas katër muajsh.

Kjo duket se e ka nervozuar shumë z.Gashi, i njohur për qëndrimet e tij pro-Vetëvendosjes, e i cili madje e fyen edhe seksualisht Rakiqin, duke rritur me të madhe tri shkronjat e para të emrit të tij e që të kthyera mbrapsht japin fjalën popullore për organin gjenital mashkullor, penisin.

Statusi i plotë: 

BRAVO PATRIOTA!

Nga forcat okupuese serbe gjatë 1998/99 :
-u masakruan e u vranë në mënyren më mizore që njerëzimi e ka përjetuar mbi 15 mije civil shqiptarë ;
-u vranë 1133 femijë shqiptarë prej cilëve edhe foshnje ;
-mbi 109 fëmijë janë ende të zhdukur ;
-u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare;
-u shkatërruan mbi 120 mijë objekte të banimit ;
-u shkatërruan qindra objekte fetare shqiptare;
-u dëbuam mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova ;
Kosova u bë shkrum e hi.
Me 12.qershor 1999 UÇK dhe NATO me Ameriken ne krye na çliruan nga okupatori serb.

Dhe patriotat nesër më 03.qershor 2020, 21 vite pas çlirimit duan ta bejnë zavendës kryeministër RAK-iqin e listes serbe qē Kosova prap të jetë nën ombrellen e Milloshoviçit të ri me emrin Vuçiç.

Bravo Patriota!
Ky kurrë nuk mund të jetë Zv.Kryeministri im!

Shpërndaje në: