Qeveria i ndau Mitrovicës 1,5 milionë për menaxhim të pandemisë, Agim Bahtiri i përdorë për tjetërçka

Qeveria i ndau Mitrovicës 1,5 milionë për menaxhim të pandemisë, Agim Bahtiri i përdorë për tjetërçka

Qeveria e Kosovës u ka alokuar komunave të Kosovës mjetet financiare që ishin paraparë për mbulimin e pagave në sektorin publik dhe meqë ky ligj nuk kishte hyrë në fuqi, këto mjete janë ndarë për komunat e Kosovës, me qëllim të shfrytëzimit të tyre për nevojat emergjente ekonomike dhe shëndetësore të krijuara nga pandemia.

Nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, Komunës së Mitrovicës i janë ndarë 1.5 milionë euro. E kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga tërë kjo shumë ka vendosur që vetëm 50 mijë euro t’i shfrytëzojë për maska dhe dezinfektues, për nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe atyre të çerdhes. Nga 1 milionë e 450 mijë euro të tepruara, asnjë nuk është ndarë për përkrahje komunale karshi bizneseve të dëmtuara dhe të gjitha këto mjete janë ndarë për nevoja të Komunës.

Madje, Bahtiri, në kuadër të kësaj shume, ka futur edhe projektin për ndërtimin e çerdhes të cilën e kishte premtuar se do ta ndërtonte pa ju ndarë këto mjete fare, edhe për bursat e studentëve, që në fakt do duhej të paguheshin qysh moti.

Shumica e parave tjera të mbetura janë ndarë për grante dhe subvencione, si dhe për pagat në sektorin e shendëtësisë, dhe jo për nevojat e krijuara nga pandemia, siç ishte kërkuar nga Ministria e Financave.

Për të realizuar këto alokime, Bahtiri ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër, me 19 pika të rendit të ditës.

Në kumtesën që komunave i është dërguar nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, thuhet se bazuar në obligimet që dalin nga neni 5 i ligjit për buxhetin e rishikuar nr.07/L-14, komunave u kërkohet që fillimisht të identifikojnë nevojat emergjente për menaxhim të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia, e pastaj mjetet e ndara mund të përdoren për mbulimin e obligimeve ligjore të Komunës./Mitropol/

Shpërndaje në: