Qeveria italiane njofton se do të ndalojë telefonat inteligjentë në shkolla

Telefonat celularë do të ndalohen në klasat italiane në vitin e ri shkollor, sipas një dekreti të lëshuar të enjten nga administrata e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni.
Masa u prezantua nga ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara dhe synon të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkolla, përfshirë për qëllime mësimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Tabletat dhe kompjuterët mund të përdoren ende me pëlqimin e mësuesve.
Përveç kësaj, nxënësit e shkollës duhet të inkurajohen të përmirësojnë aftësitë e tyre të shkrimit të dorës.
Valditara njoftoi më tej rifutjen e një “kalendari shkollor” në të cilin detyrat duhet të shkruhen me dorë.
Ndalimi i telefonave celularë në shkollat italiane është vendosur prej disa vitesh, por nuk u zbatua gjerësisht.