Qeveria krijon konfuzitet tek qytetarët për masat e reja, nuk sqaron qartë nëse hyjnë në fuqi sot apo nesër

Qeveria krijon konfuzitet tek qytetarët për masat e reja, nuk sqaron qartë nëse hyjnë në fuqi sot apo nesër

Qeveria e Republikës së Kosovës ditën e djeshme ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajtja e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Qeveria, po ashtu, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqind e njëzet e dy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj të tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqind e tridhjetë e dy mijë euro).

Por, një gjë është e paqartë. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook thuhet se masat do të hyjnë në fuqi nga data 30,08,2021, ndërsa në fund të përshkrimit të detajuar të masave thuhet se vendimi hyn në fuqi më datë 29,08,2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

“Siç jeni informuar, nga 30.08.2021 do të hyjnë në fuqi masat e reja”, thuhet në postimin e ministrisë së Shëndetësisë.

“Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe  publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.”, thuhet lidhur me Hyrjen në Fuqi të vendimit për masat e reja.

Shpërndaje në: