Qeveria kubane iu thotë qytetarëve që po vdesin urie: Hani struca, krokodila e minj

Qeveria kubane iu thotë qytetarëve që po vdesin urie: Hani struca, krokodila e minj

Një kafshë ekzotike për shumicën e kubanëve është bërë obsesion në rrjete sociale – por jo për arsyet që një prej heronjëve revolucionarë të ishullit kishte shpresuar.

E gjitha filloi kur Komandanti Guillermo Garcia Frias, 91 vjeçar, ish shok lufte i liderit Fidel Castro, rekomandoi strucin si një kafshë që të hahej në dietën kubane.

Në fakt, ai tha këtë gjë në televizionin shtetëror, se struci mund të prodhonte “më shumë se një lopë”, duke i bërë shumë njerëz që ta përqeshnin në mediat sociale.

Miu i bananes [hutia, për të cilën përkthyesi i Periskopit nuk e di fjalën në shqip] është një specie që mund të gjendet kollaj në brigjet e Karaibeve

Ai e bëri këtë propozim si drejtor i kompanisë shtetërore të Florës dhe Faunës, që rrit strucët dhe eksperimenton me ide të tjera të fermerëve në përpjekjen për të zgjidhur një prej kokçarjeve më të mëdha në ekonominë socialiste kubane: shkurtimin e ushqimeve bazike, si mishin, qumështin dhe vezët, përkthen nga BBC, Periskopi.

Komandanti flokëthinjur, që u paraqit në uniformën e tij në të gjelbërtën e ullinjtë, po ashtu propozoi që kubanët të shtonin dy specie tjera në menynë e tyre – krokodilin dhe hutian, që njihet ndryshe si ‘miu i bananes’.

Ky është struci. Por, a mund të ndihmojë kjo kafshë në dukje e habitur për të evituar krizën e urisë në Kubë? Zor, shumë zor.

 

Kanë shpërthyer kësisoj shumë meme që përziejnë satirën me zemërimin, ndaj asaj që shumë kubanë besojnë që është paaftësia kronike e udhëheqësve të tyre për të drejtuar një ekonomi të qëndrueshme, resurset e të cilit dikur e kishin bërë si prodhuesin më të madh të sheqerit në botë.

Për shembull, në vend të slloganit të mirënjohur qeveritar “Në çdo lagje – revolucion” është kthyer në “për çdo lagje, një struc”. /Periskopi

Shpërndaje në: