Qeveria Kurti “arriti” që rritjen ekonomike nga 14% ta ulë në 3.55% për dy vjet

Qeveria Kurti “arriti” që rritjen ekonomike nga 14% ta ulë në 3.55% për dy vjet

Profesori Florin Aliu ka thënë se bumi ekonomik deri në 14.1% në vitin 2021, nuk ishte si pasojë e punës së qeverisë por ishte një akumulim post-pandemik.

Sipas tij, kjo është një matematikë e thjeshtë dhe se nuk është një rritje e qëndrueshme ekonomike. Ai ka deklaruar se tendenca për me paraqit si rritje mund të jetë tendencë për manipulim.

“Ekonomia e lirë e tregut duhet të jetë model i zhvillimit ekonomik, por nëse ti model të zhvillimit e ki vendosjen e çmimeve tavan për produkte për naftë, kjo është antitreg dhe këtë nuk ke mundësi me zbatu në Kosovë dhe kjo është veç politik populiste. Fakti që qeveria ka vetëm 40 inspektor, qysh do të mund t’I kontroll çmimet, pra krejt kjo është ekonomi populliste”, ka shtuar profesor Aliu.

Sipas tij, kjo politike e qeverisë nuk dihet se ku e ka origjinën pasiqë, nuk është as e majtë as e djathtë.

Sipas tij, kjo politikë origjinën mund ta ketë në “Banana Republikë”, sepse, sipas tij, kështu nuk ka në asnjë shtet normal.

Fakti më shqetësues sipas tij mbetet se si kjo qeveri arriti që rritjen ekonomike nga 14% ta sjellë në 3.55% për dy vjet.

Në emisionin EURO n’7 në T7, u diskutua qeverisja dy vjeçare e kryeministrit Albin Kurti.

Profesori universitar, Ujkan Bajra ka deklaruar se për këto dy qeveria Kurti nuk ka arritur të realizojë asnjë nga premtimet që janë dhënë gjatë fushatës.

Sipas profesorit Bajra, edhe si rrjedhojë e politikave jo të qëlluara zhvillimore, në vend është krijuar një ambient toksik që nxit në vazhdimësi migrimin jashtë vendit në mungesë të një perspektive në Kosovë.

“Migrimi vazhdon të mbetet një plagë e Kosovës edhe nga qeveritë e kaluara, ekonomia ka përfituar nga migrimi sepse janë rritur remitencat, por duhet pasur parasysh sepse ne kemi një migrim negativ, që nënkupton se dallimi me migrimit dhe emigrimit është i vogël. Ky migrim është i matur edhe në mënyrë empirike ku për çdo 10.000 persona që e lëshojnë Kosovën, vendit i shkaktohen deri në 1% humbje në ekonomi. Ky është një problem i madh që duke se do të vazhdoi edhe më tej në mungesë të perspektivës që qytetarët tanë shohin në Kosovë”, ka shtuar profesor Bajra.

Shpërndaje në: