Qeveria Kurti merr masa: Kafshët dhe shpezët kosovare do të hanë më pak ushqim nga Serbia

Qeveria Kurti merr masa: Kafshët dhe shpezët kosovare do të hanë më pak ushqim nga Serbia

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka folur sot në lidhje me dy vendime qeveritare për vendosjen e masave anti-damping ndaj dy produkteve nga Serbia.

Bëhet fjalë për produktet ushqimore për kafshë dhe shpezë si dhe për blloka ndërtimorë [ashtu siç kishte qenë më herët].

Analisti politik, Fadil Hoxha, i ka cilësuar vendimet se fshehin prapavijë elektorale, përcjell Periskopi.

“Kjo dëshmon se Serbia nuk mund të vërshojë Kosovën me prodhimet e saj sepse e kam thënë me qindra herë që ne thjeshtë zbatojmë ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare e kështu “vërshimi” nga Serbia ndalet lehtësisht.” – ka deklaruar z. Hoxha.

Statusi i plotë:

Ministrja Hajdari posa tregoi për dy vendime qeveritare të Kosovës për vendosjen e masave antidamping ndaj dy produkteve nga Serbia – ushqim për kafshe dhe shpezë si dhe për blloka ndërtimor.

Është e qartë që vendimi për caktimin e një takse ndaj produkteve të Serbisë është me efekt elektoral por kjo dëshmon se Serbia nuk mund të vërshojë Kosovën me prodhimet e saj sepse e kam thënë me qindra herë që ne thjeshtë zbatojmë ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare e kështu “vlërshimi” nga Serbia ndalet lehtësisht.

Shpërndaje në: