Qeveria Kurti shpenzoi më së shumti para për karburantë, krahasuar me qeveritë e tjera

Qeveria Kurti shpenzoi më së shumti para për karburantë, krahasuar me qeveritë e tjera

Kabineti i kryeministrit Kurti nuk ka bilanc të mirë në shpenzimin e karburantëve krahasuar me qeveritë e tjera të cilat drejtuan shtetin.

Në publikimin e fundit të bërë nga Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Kurti u prezantuan shpenzimet që kanë bërë kabinetet qeveritare nga viti 2008 deri më 2021

Dalimi ka prezantuar një sërë shpenzimet të kabineteve qeveritare në kuadër të 25 fushave.

Por në bazë të këtyre të dhënave, Qeveria Kurti I del të ketë shpenzuar më së paku në krahasim me qeveritë e tjera duke llogaritur mesataren e shpenzimeve.

Por jo në të gjitha fushat, Qeveria Kurti qëndron më mirë në krahasim me qeveritë tjera.

Duke iu referuar këtyre të dhënave del që Qeveria Kurti II ka shpenzuar më së shumti para për karbunarant në krahasim me të gjitha qeveritë tjera.

Gjatë nëntë muajve të qeverisjes, Qeveria Kurti II për secilin muaj ka shpenzuar mesatarisht 5,052 euro për karburant për vetura, Qeveria Hoti – 4,623 euro, Qeveria Kurti I – 1,771 euro, Qeveria Haradinaj – 4,681 euro, Qeveria Mustafa – 999 euro, Qeveria Thaçi II – 958 euro, Qeveria Thaçi I – 2,181 euro.

Që nga shpallja e Pavarësisë, në Kosovë Qeveria Thaçi I ka qeverisur për 37 muaj, Qeveria Thaçi II ka qeverisur 46 muaj, Qeveria Mustafa 33 muaj, Qeveria Haradinaj 30 muaj, Qeveria Kurti I 4 muaj, Qeveria Hoti 9 muaj dhe Qeveria Kurti II ka marrë mandatin që 9 muaj.

Shpërndaje në: