Qeveria maqedonase thërret mbledhje urgjente pas zjarrit në Tetovë

Periskopi.com Lajme

Sot në orën 10 është caktuar mbledhje urgjente e qeverisë në Maqedoni, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në COVID-qendrën në Tetovë.

Këtë e tha mbrëmë vonë kryeministri Zoran Zaev, i cili në dalje nga objekti e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbajë mbledhje Qeveria.

“Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të jap detaje për zjarrin nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë derisa organet kompetente nuk bëjnë ekspertizë dhe zbardhin shkaqet e zjarrit.

Nga Qeveria mbrëmë informuan se në rrjedh është një hetim i detajuar për zjarrin në të cilin sipas informatave të deritanishme ka 10 viktima.

Shpërndaje në: