Qeveria me gjysmëzë për mbylljen e lojërave të fatit

Qeveria me gjysmëzë për mbylljen e lojërave të fatit

Lojërat e fatit kanë përbërë temën e parë të diskutimit në mbledhjen e parë për 2019-n të Qeverisë së Kosovës. Mbështetur në diskutimet e bëra, ekzekutivi ka hequr dorë nga një politikë që e kishte lansuar në fundvit, nëpërmjet së cilës synohej të mbështeteshin këto biznese, duke ua hequr akcizën atyre, por edhe pengesat administrative, dhe duke ua hequr kufizimet e operimit që lidheshin me distancën me shkollat, me institucionet publike, si dhe me objektet e kultit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka arsyetuar nevojën për diskutimin në këtë temë. Ka thënë se ka prodhuar debat të madh një koncept-dokument i miratuar në dhjetor përkitazi me lojërat e fatit. Ai tani ka thënë se ka vullnet që ta mbyllë këtë veprimtari.

“Për mendimin tim, i kisha heqë krejt këto farë lojërat e fatit”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë. “Nëse i lëmë, nuk i kisha lënë nëpër vendbanime siç janë sot, por i kisha çu në zona industriale a diku, sepse edhe në të kaluarën kam qenë objekt i plotë sulmeve, pa të drejtë realisht, dhe tash kur është diskutuar herën e fundit, kam qenë i sulmuar prej plot medieve”

Shpërndaje në: