Qeveria miraton udhëzimin që mbron fëmijët nga faqet me përmbajtje pornografike

Qeveria miraton udhëzimin që mbron fëmijët nga faqet me përmbajtje pornografike

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, në mbledhjen e ekzekutivit tha se ky udhëzim përcakton masa konkrete për mbrojtjen e fëmijës.

“Ky udhëzim administrativ përcakton masat konkrete për mbrojtjen e fëmijës nga përmbajtje pornografike dhe të gjitha përmbajtjen e tjera të papërshtatshme që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimit fizik dhe emocional të fëmijës si dhe të dëmtojë jetën e tij”, tha ai.

Shpërndaje në: