Qeveria mohon se e refuzoi projektin e gazpërçuesit

Qeveria mohon se e refuzoi projektin e gazpërçuesit

Qeveria e Kosovës i ka mohuar raportimet se e kanë refuzuar projektin e gazpërçuesit nga MMC-ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk ka asgjë të re sa i përket gazpërçuesit që lidh Kosovën me Greqinë përmes Maqedonisë së Veriut, dhe më ky do të lidhej me rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline).

“Jo, nuk është e vërtetë. Nuk ka asgjë të re që nga konferenca për media të cilën e ka mbajtur sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku i ka sqaruar të gjitha detajet rreth çështjes”, ka thënë Kryeziu.

Ministrja e Ekonomisë sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kësaj çështje, ajo tha se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror, dhe se duhet ende qartësim në lidhje me financat për projektin.

“Po flitet për gazin amerikan, jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës dhe në këtë rast është opsioni i ndërtimit të gazsjellësit, nuk jemi duke folur për gaz amerikan apo ndonjë shteti por jemi duke folur për mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës për sjelljen e gazit nga Greqia, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut”, tha ministrja.

Rizvanolli tha se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende vendim, pasi nuk dihet kostoja totale e projektit, njofton Klankosova.tv.

“Strategjia e energjisë, në infrastrukturë të gazit, siç e kemi thënë prej fillimit të mandatit, qëllimi ynë është që vendimet qe i marrim në energji të jenë mirë të informuara dhe në këtë sektor, konsiderojmë që është e rëndësishme t’i kemi informata më të sakta”.

Rizavanolli tha se MSS ka kontribuar rreth 200 milionë euro, që do shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukturë, ani pse sipas saj, kjo shumë nuk e mbulon të gjithë koston.

Shpërndaje në: