Qeveria ndan 221 mijë euro për zgjedhjet në Drenas

Qeveria ndan 221 mijë euro për zgjedhjet në Drenas

 

Shuma e mjeteve të ndara për këto zgjedhje janë 221 mijë euro, edhe pse me kërkesë të KQZ-së ishin kërkuar 338 mijë euro, të parapara edhe për balotazh nëse është e nevojshme.

Qeveria gjatë mbledhjes ka shqyrtuar edhe agjendën për reforma evropiane, ku zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka treguar për implementimin e Marrëveshjes së MSA-së dhe kriteret që duhet të zbatohen nga Kosova në vijën e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se agjenda e reformës evropiane ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Sipas tij, zbatimi i MSA-së është një paraprirje për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Qeveria miratoi edhe një varg propozim vendime për shpronësime.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Hykmete Bajrami, kanë njoftuar në mbledhje të Qeverisë për forumin ekonomik që është mbajtur në Londër, të cilët vlerësuan se ka pasur një interesim të madh të bizneseve angleze prej 200 kompanive për shumë sektorë në Kosovë që të vijnë të investojnë.

 

 

 

Shpërndaje në: