Qeveria ndan rreth 50 mijë euro për Komisionin e ri të demarkacionit

Qeveria ndan rreth 50 mijë euro për Komisionin e ri të demarkacionit

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë e 40 euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjes së kufirit shtetëror.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se si ministër është i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet të gjitha dyshimet lidhur me rastin në fjalë.

“Këtë propozim e bëjë duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës me datë 20 dhjetor 2016 të cilat e obligojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, t’i mbulojë shpenzimet për ekspertizë shtesë jashtë vendit, në rastin e vdekjes së shtetasit Astrit Deharit. Si ministër i Drejtësisë, jam i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet çfarëdo dyshimi dhe nga kushdo që mund të jetë i involvuar në këtë çështje “, tha ai.

Shpërndaje në: