Qeveria ndëshkon grevistët, Murati: Pagat janë procesuar për ata që kanë punuar me orar të plotë

Qeveria ndëshkon grevistët, Murati: Pagat janë procesuar për ata që kanë punuar me orar të plotë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme pakon për përballje me inflacionin.

Gjatë prezantimit të kësaj pako ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagat tanimë janë procesuar dhe shtesa prej 50 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik nuk është ekzekutuar këtë muaj, por do të ekzekutohet në formë retroaktive në fund të muajit të ardhshëm.

Në fjalën e tij, Murati ka thënë se pagat janë procesuar për të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit.

“Mbështetje prej 50 eurove për të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën baze deri në një mijë euro dhe që kualifikohen për përfitim nga muaji shtator e deri në fund të vitit. Meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat janë procesuar, shtesat e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka thënë ndër të tjera ministri i Financave.

Poashtu ai ka bërë me dije se këtë javë është ekzekutuar pagesa e dyfishtë për 25 mijë familje përfituese të asistencës sociale.

Ndërsa për pensionistët dhe studentët ka bërë me dije se shtesat prej 100 eurove do t’i marrin muajin e ardhshëm.

Shpërndaje në: