Qeveria njofton për takimin e Kurtit me Flocken dhe Jasharajn: Jemi të përkushtuar për dialog

Qeveria njofton për takimin e Kurtit me Flocken dhe Jasharajn: Jemi të përkushtuar për dialog

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar për takimin që pati me drejtoreshën e përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, duke u shprehur se e informuan znj Flocken për rritjen e buxhetit për arsim për 12%.

“Nisur nga kjo e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, Kryeministri Kurti e informoi znj.Flocken se Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur buxhetin për arsim sivjet për 12%. Po ashtu e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare per punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nëpërmjet shtesës prej 50 euro, minimalisht për të gjithë muajt e mbetur të vitit. Një rritje e këtillë tejkalon shkallën e inflacionit në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndër të tjera në këtë njoftim thuhet se “Qeveria mbetet e përkushtuar për dialog dhe pret reagimin pasues nga Këshilli Grevist”.

Ky takim mes Kurtit, Flocken dhe Jasharajt nuk sjelli ndonjë zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

Flocken, në një konferencë për media, ka theksuar se i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, tha ajo

Takimi me Kurtin e Jasharajn këtë pasdite, Flocky: Nuk arritëm ndonjë zgjidhje

Jasharaj: S’ka lëvizje as pas takimit Flocky-Kurti, edhe pse kemi pritur shumë

Shpërndaje në: