Qeveria pritet të ndajë 15 milionë euro për rrymën në veri, analistët kritika Kurtit

Qeveria pritet të ndajë 15 milionë euro për rrymën në veri, analistët kritika Kurtit

Që nga viti, 1999 deri në vitin 2017, Faturat e shpenzuara të energjisë elektrike të banorëve të Mitrovicës se Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk e  kanë paguar asnjëherë rrymën.

Faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës. Pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit, në fund të vitit 2017, kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet, sepse ishte joligjore.

Por, Qeveria e re  pritet që të ndajë 15 milionë euro nga buxheti i shtetit për të paguar energjinë elektrike në katër komunat veriore.

Edhepse nuk kanë kaluar shumë kohë që kur kryeministri i vendit Albin Kurti u emërua në këtë post, në intervistën e parë në këtë cilësi e ka konsideruar të padrejtë një gjë të tillë, megjithatë raportohet se do të tregohet dorëlëshuar në këtë çështje.

“Ne besojmë se është e padrejtë një gjë e tillë. Ka një dështim të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës edhe  në këtë aspekt. Duhet ta shqyrtojmë me ministra tonë, posaçërisht ata që e kanë në portofolin e tyre energjinë. Që ta marrim një vendim që është sa më i drejt dhe sa më i dobishëm”, tha Kurti në Rubikon, kur u pyet se a do t’ua paguajë rrymën serbëve të veriut.

Për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) nëse Qeveria Kurti do të vazhdojë këtë praktikë të padrejtë ndaj  qytetarëve të viseve të tjera të Kosovës, do të cilësohet si qeveri që shkel të drejtat e barabarta. Kryetari i KMDLNj-së Behxhet Shala i ka thënë Periskopit se një vendim i tillë do t’i favorizojë një pjesë të qytetarëve të Kosovës që janë joshqiptarë e që madje të njëjtit nuk njohin as institucionet e Kosovës.

“Që 15 vjet konsumatorët e rregullt janë dëmtuar duke ua vjedhur mjetet për të paguar rrymën për serbët e veriut.  Në qoftë se Qeveria Kurti edhepse nuk ka ende konfirmim vazhdon ta bëjë këtë praktikë, do të identifikohet si Qeveri që shkel të drejtat e barabarta, duke favorizuar ata që edhe ashtu nuk I pranojnë institucionet e Kosovës, duke qenë se konsumatorët e rregullt me vështirësi arrinë ti shlyejnë borxhet”, ka deklaruar Shala.

Ai kë përmendur edhe kundërshtitë që KMDLNj ka bërë në vazhdimësi kundër kësaj çështjeje.

“Realisht ne kemi kundërshtuar që dikush për shkak të përkatësisë etnike të lirohet nga detyrimet që i ka ndaj shpenzimeve që i shfrytëzon maksimalisht. Ne patëm kërkuar qe të bëhen hetime nëse konsumatorët e tjerë paguajnë faturat për serbët. Kërkuam që konsumatorët të kompensohen duke ua ulur faturat, po duket se ka qenë vetëm një mashtrim”, tha tutje Shala.

Ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Edhe analisti i njohur kosovar Ramush Tahiri i ka thënë Periskopit se pavarësisht përkatësisë nacionale e fetare, qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet duhet t’i mbulojnë vet shpenzimet.

“Rryma e shpenzuar duhet te paguhet ashtu si edhe çdo shpenzim dhe shërbim tjetër nga ata që janë shfrytëzues e përfitues, në këtë rast qytetarët e Kosovës që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë nacionale e fetare”, ka deklaruar Tahiri.

Megjithatë Tahiri ka theksuar se Qeveria e Kosovës para Albin Kurtit e ka shitur apo dhënë me koncesion Distribucionin e rrymës nën kushte të caktuara të investimeve ne rrjet dhe mirëmbajtje dhe elektrifikim e Qeveria ka obligimet për krijimin e kushteve për mbledhjen e borxhit dhe pagesave.

“ Me marrëveshjen në Bruksel Qeveria është obliguar për krijimin e një ndërmarrjeje të re Elektrosever e cila nuk është bërë. Pra ashtu si edhe në disa raste të tjera (feronikel) Qeveria e ka për obligim ti mbulojë shpenzimet”, ka theksuar Tahiri.

 

Shpërndaje në: