Qeveria propozoi njerëz jomeritorë e pa konkurs për bord të OSHP’së, Rizvanolli: Të duhurit të jenë në ato pozita

Qeveria propozoi njerëz jomeritorë e pa konkurs për bord të OSHP’së, Rizvanolli: Të duhurit të jenë në ato pozita

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli sonte në Rubikon është pyetur për zhagitjen e zgjedhjes së bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, për të cilin kishte raportuar Periskopi para disa javësh se ishin përzgjedhur njerëz pa konkuruar fare.

Rizvanolli njëherë flet për procedura, se si duhet përzgjedhur njerëzit e duhur, ani pse si proces mund të zgjatet. Pastaj në fund thotë se nuk e di si shkon kjo punë, pasi ministria e saj nuk është marrë me këtë çështje.

‘’I kemi gjetur shumicën pa borde kur kemi ardhë. Kur dëshirosh t’i bësh mirë, këto marrin kohë.  Ia vlen ta bëjmë maksimumin që njerëzit e duhur të jenë në ato pozita. Sepse kur janë njerëzit e duhur… Unë nuk i njoh aq mirë procedurat. E di që edhe Kuvendi i dërgon pastaj në Këshillin Gjyqësor’’, ka thënë Rizvanolli.

‘’Nuk po di si ta them. Unë nuk kam qenë e përfshirë në rekrutimin e procesit të OSHP’së. Kisha menduar që është cështje javësh por mendim nga dikush që nuk e njeh procesin mjaftueshëm. ‘’

‘’A është fer që 4 apo 4 vite sa ka mandate bordi, të rrezikohet shpërdorimi i parasë publike, me qindra miliona potencalisht për një vonesë e cila mund të ketë ndikuar keq në një numër bizneseve e projekteve. Pse s’po bën më shpejt. Nëse në sektorin privat është vështirë të rekrutohen njerëz të kualifikuar, gjithcka merr kohë. Procedurat e rekrutimit për shumicën e institucioneve është e ngarkuar zyra e kryeministrit.’’ , shtoi ajo./PERISKOPI/

Skandal: Qeveria propozon kandidatë për Bord të OSHP-së njerëz që nuk aplikuan fare në konkurs

 

Shpërndaje në: