Qeveria reagon për ajrin e ndotur, miraton një dokument!

Qeveria reagon për ajrin e ndotur, miraton një dokument!

Ferat Shala u.d i ministrit në MMPH ka thënë se  plani është bazuar në përgjegjësit institucionale.

“Në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë dhënë 6 rekomandime të cilat ne jemi duke i zbatuar si mas për mbrojtjen e ndotjes së ajrit”, tha kreu i MMPH-së.

Ai ka përmendur edhe dhjetëra rekomandime që përmban ky plan për mbrojtjen e e cilësie së ajrit. “Shqyrtimi i vendimit për veturat e vjetra, të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës, rritja e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomit familjare, funksionalizimi i transportit publik në ato qytet ku ndotja e cilësisë së ajrit është  më e lartë”, kanë qenë disa nga rekomandimet, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin kuçi ka thënë se “duhet të kemi edhe një aktivitet me opinion publik që të informohen më gjendjen dhe masat që duhet marr. Plani është operacional por duhet shikuar edhe mundësit buxhetore për zbatimin e disa masave pasi mbrëmë është miratuar buxheti”. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: