Qeveria realizoi 47.6% të planit të punës prej janarit deri në qershor 2022, sipas FOL

Qeveria realizoi 47.6% të planit të punës prej janarit deri në qershor 2022, sipas FOL

Organizata joqeveritare “Lëvizja FOL” ka bërë monitorimin e planit strategjik-operacional të punës së qeverisë për periudhën janar-qershor 2022.

Sipas këtij monitorimi, nga 2 mijë e 63 aktivitete të parapara nga qeveria, janë realizuar vetëm 983 prej tyre, apo 47.6 për qind e planit të paraparë.

“FOL”, bëri të ditur se ministritë që kanë paraparë numrin më të madh të aktiviteteve janë Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e industrisë, teksa sipas kësaj organizate, Ministria për Kthim dhe Komunitete ka paraparë vetëm 8 aktivitete për gjashtë muaj, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni aktivitetet e parapara dhe ato të realizuara për secilën ministri:

Zyra e Kryeministrit në kuadër të planit strategjik – opercional në periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizojë 98 aktivitete prej të cilave i ka realizuar vetëm 46 nga ato apo 46.9%.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për periudhën janar-qershor 2022 ka paraparë që të realizojë 35 aktivitete e që i ka realizuar vetëm 15, apo 42.9%.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka paraparë që të realizojë 401 aktivitete, i ka realizuar 103 nga ato, 22.3%.

Ministria e Drejtësisë ka paraparë që të realizojë 94 aktivitete, ndërsa i ka realizuar 53 apo 56.4%.

Ministria e Zhvillimit Rajonal 40 aktivitete, i ka realizuar 38 nga to apo 95%.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për periudhën janar-qershor 2022 ka paraparë që t’i realizojë 96 aktivitete teksa i ka realizuar 56 nga to apo 58,3%.

Ministria e Ekonomisë i kaa paraparë 135 aktivitete kurse i ka realizuar 77 nga to.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka paraparë 191 aktivitete ndërsa i ka realizuar 103 apo 53.9%.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për periudhën janar-qershor në kuadër të planit strategjik-operacional i ka paraparë 123 aktivitete ku i ka realizuar 63 nga to apo 51.2%.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal i ka paraparë 25 aktivitete ku ka realizuar 22 nga to apo 86%.

Qeveria për periudhën janar-qershor i realizoi vetëm 47.6% të planit operacional

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për periudhën janar-qershor 2022 i ka paraparë 126 aktivitete ku i ka realizuar vetëm 80 prej tyre apo 63.5%.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë t’i zhvillojë 43 aktivitete ku i ka realizuar 33 prej tyre apo 76.7%.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për periudhën janar-qershor 2022 i ka paraparë 512 aktivitete dhe i ka realizuar 259 apo 50,6%.

Ministria e Shëndetësisë i ka paraparë 76 aktivitete ku i ka realizuar 28 aktivitete apo 36.8%.

Ministria e Kthimit, 8 aktivitete, 7 nga to, 87.5%.

Ndërsa, “FOL” tha se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e tyre dhe kishte paraparë që t’i realizojë 14 aktivitete, por s’e dinë nëse i ka realizuar.

 

Shpërndaje në: