Qeveria shpreh keqardhje që u anulua ndeshja e hendbollit Kosovë-Serbi
Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje të thellë për rrethanat e krijuara në Kragujevc, ku u pamundësua zhvillimi i ndeshjes hendbollistike ndërmjet ekipeve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në kategorinë e femrave U20.
“Janë të dënueshme aktet nacionaliste të cilat pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve të karakterit ndërkombëtar, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona, si dhe për proceset e integrimeve Euro-Atlantike”, thuhet në reagim të Qeverisë.
Krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë.



