Qeveria s’ia çoi ende, ZRrE’ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve për tarifat

Qeveria s’ia çoi ende, ZRrE’ja e shtyn afatin për ofrimin e komenteve për tarifat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka zgjatur afatin për ofrimin e komenteve deri më 31 janar, lidhur me raportet e publikuara për konsultim publik, lidhur me ristrukturimin e tarifave të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, këtu bëhet fjalë edhe për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që do të japin edhe komentet e rekomandimet e tyre, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. Bile dje, kryeministrit Albin Kurti si me tallje tregoi se si nuk e ka numrin e kryesuesit të bordit të ZRRE’së për t’ia dërguar ato.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi për shtyrje të afatit për dhënie të komenteve

Zyra e Rregullatorit për Energji, duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente në raportet e publikuara për konsultim publik:

•       Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dhe

•       Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë

Ka vendosur që të zgjatë afatin për ofrimin e komenteve deri me datë 31 janar 2022 deri në 16:00h.

Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org

Raporti konsultativ per shqyrtim te jashtezakonshem te MAR; https://www.ero-ks.org/…/Raporti%20konsultativ%20per…

Raport konsultative per strukturen tarifore; https://www.ero-ks.org/…/Raport%20konsultative%20per…

Shpërndaje në: