Qeveria thotë se nisi pagesat e 170 eurove për gratë lehona

Periskopi.com Lajme

Qeveria nis zbatimin e masës 3.5, që ka të bëjë me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot po realizojnë një zotim të tyre pa u bërë 6 muaj qeverisje për mbështetje të lehonave dhe shtesave për fëmijët.

Me këtë mbështetje Kurti thotë se po rrisin mirëqenien e po ulin varfërinë në vend.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti në lidhje me zbatimin e masës 3.5 – Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, tha se me vendim të kësaj Ministrie, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 euro në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.

Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro.

Shpërndaje në: