Qeveria vendos që profesionistët shëndetësorë nga diaspora të mos kenë nevojë për leje pune

Qeveria vendos që profesionistët shëndetësorë nga diaspora të mos kenë nevojë për leje pune

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës vendimin për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se profesionistët shëndetësor do të gëzojnë procedura të lehtësuar edhe sa i përket licencës së punës dhe leje qëndrimit, transmeton Klan Kosova.

“Do të ishte avantazh që të kemi profesionistë nga mërgata për shëndetësi dhe arsim. Pasi janë shqyrtuar mënyrat e lehtësimit në institucione tona në mbledhje kemi për të miratuar dy nisma nga mërgata jonë dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë 5 vjeçare”.

“Pas hyrjes së vendimit të Qeverisë për profesionistë huaj do të jetë listë e shkurtër e procedurave. Përgatitja e një profesionit merr shumë vite e mjete financiare. Për profesionistë nga Shqipëria për çështje leje qëndrimi 5 vjeçar licenca do ta ketë kohëzgjatjen e qëndrimit”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur kërkesën para kabinetit qeveritar.

“Sot paraqesë propozim vendimin për lejen e profesionisteve shëndetësor nga mërgata. Duke uruar që ky vendim të jetë transformues për shëndetësinë do të jemi të gatshëm të adresojmë kërkesat e tyre”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka konsideruar këtë si epokë të re në shëndetësi, raporton EO.

“Ne sot po shënojmë fillimin e epokës së re të profesionistëve nga mërgata. Do të lehtësohen procedura nga mërgata”.

“Është thjeshtësuar procedura për ata që vinë për humanizëm. Kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare dhe hiqet çdo taksë administrative”.

 

Shpërndaje në: