Qeveria ‘veshtë n’lesh’: 62 qytetarë humbën jetën nga Covidi vetëm prej të hënës në Kosovë

Qeveria ‘veshtë n’lesh’: 62 qytetarë humbën jetën nga Covidi vetëm prej të hënës në Kosovë

Situata me Covid në Kosovë është aq alarmante sa ministri i Shëndetësisë po garon për të marrë pozitën e të parit të Prishtinës. Por, cili është numri i të vdekurve prej të hënës e këndej?

Në raportin e fundit 24 orësh të pandemisë kanë vdekur 18 persona.

Kjo përbën një thyerje të rekordit të të vdekurve nga virusi për një ditë të vetme, përcjell Periskopi.

Për më tepër, sërish numri i të prekurve nga virusi ishte mbi 2 mijë e 200.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm prej të hënës kanë vdekur 62 kosovarë nga Covid-19.

Ndërkohë, për një javë, që nënkupton llogaritjen e ditëve të vikendit të javës së kaluar dhe të premtes, numri shkon në 85.

E enjte: 18

E mërkurë: 14

E martë: 13

E hënë: 17

E diele: 11

E shtune: 8

E premte: 4

Shpërndaje në: