Qeveria voton udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria voton udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria e Kosovës ka votuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve.

Kryeministri Kurti, ka thënë se ky udhëzim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Ministria që e drejton ka propozuar që të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të dhënave që posedojmë kemi evidentuar që ka mospërshtatje të çmimeve vendore me tregjet në berzat ndërkombëtare. Me këtë udhëzim Ministria propozon të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: