Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministër

Qeverisë Kurti i shtohet edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.  

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: