Qimet në zonën intime: Çfarë nuk duhet të besoni rreth tyre

Periskopi.com Zoya

Bisedat më të zakonshme mes vajzave gjatë verës, përfshijnë shumë, po shumë qimet. Sidomos ato në zonën intime. Diskutojmë metodat, dhimbjet e heqjes, ndonjë hile për të shpëtuar prej tyre dhe sigurisht, dilemat e mëdha që lidhen me mitet rreth tyre. Çfarë do të lexoni më poshtë, duhet ta mbani mend gjatë.

Qimet pubike e bëjnë seksin më pak të këndshëm

Kjo varjon nga një grua në tjetrën. Shumë mendojnë se qimet pubike sjellin më pak fërkim me çarçafët dhe e bëjnë seksin më të butë. Por disa të tjera preferojnë ndjesi më intensive, siç ndodh kur nuk kanë qime.

Ngjyra e qimeve pubike është e njëjtë me atë të kokës

Kjo nuk është e vërtetë. Nëse jeni vërtet kuriozë, shikoni ngjyrën e vetullës. Në pjesën më të madhe, ngjyra e qimeve pubike përngjason me atë të vetullës.

Qimet pubike mbrojnë nga SST

Realiteti: Në fakt është e kundërta. Qimet pubike ndihmojnë në shumimin e baktereve. Megjithatë ende ka gra që mendojnë se qimet pubike i mbrojnë nga lythat gjenitalë apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme që vijnë nga kontakti lëkurë me lëkurë. Kjo është e gabuar, madje qimet mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjes.

Një shkurre e plotë nuk është fare seksi

Teknikisht kjo varet nga partneri, por ekzistojnë prova se qimet pubike mund të jenë eksituese, sepse janë plot me feromone. Gjendrat dhjamore që janë shumë të pranishme në lëkurën me qime, prodhojnë atë që fillimisht është një sekrecion pa aromë. Pastaj përzihet me bakteret që janë në lëkurë dhe flokë dhe prodhon një aromë të quajtur feromone. Nëse nuk jeni depiluar aroma do të jetë më e fortë aty poshtë dhe njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj aromave mund të tërhiqen prej saj.

Qimet pubike nuk ndalojnë kurrë së rrituri

Fatmirësisht qimet ndalojnë së rrituri në një farë pikë, pastaj bien dhe zëvendësohen nga të reja. Gradualisht bëhen edhe më të holla. Gratë pas menopauze kanë mungesë hormonale dhe jo vetëm përjetojnë rënien e një pjese të qimeve, po qimet rrallohen shumë dhe bëhen më të holla.

Nëse ke lëkurë të ndjeshme, nuk duhet të depilohesh aty poshtë

Thjesht përpiquni të mos tregoheni shumë agresivë. Nëse depiloheni në mënyrë agresive afër lëkurës dhe nuk përdorni një krem depilator, do të jeni më të ekspozuar ndaj irritimeve të lëkurës. Bakteret që jetojnë aty do të futen nën lëkurë dhe do të shkaktojnë daljen e puçrrave dhe infeksioneve. Nëse doni të keni një pamje të lëmuar, provoni një krem, ose konsideroni metoda të tjera të depilimit si dylli apo lazeri.

Shpërndaje në: