QKUK: 52-vjeçarit i hiqen më shumë se 20 gurë nga veshkët

QKUK: 52-vjeçarit i hiqen më shumë se 20 gurë nga veshkët

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovë ka njoftuar se në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit i hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Sipas njoftimit, pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Shpërndaje në: