QKUK: Edhe dy pacientë të tjerë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

QKUK: Edhe dy pacientë të tjerë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Klinika Infektive e QKUK-së njoftoi se edhe dy pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje të rënduar dhe me respiratorë, ndërsa dy raste janë në mjekim intensiv.

Pesë pacientë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, 40 të tjerë janë në gjendje stabile. Në total, numri i të hospitalizuarve është 55.

Aktualisht po priten rezultatet edhe për dy raste, ndërsa 6 kanë rezultuar negativë pas testimit.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për dy raste vdekjeje të dy pacientëve me COVID-19.

Shpërndaje në: