QKUK-ja po i kthehet normalitetit, ulen ndjeshëm shifrat e pacientëve të shtrirë me COVID-19

QKUK-ja po i kthehet normalitetit, ulen ndjeshëm shifrat e pacientëve të shtrirë me COVID-19

Në Kosovë kanë filluar të bien shifrat sa u përket infeksioneve me virusin COVID-19. Kjo gjë po dëshmohet përmes raporteve ditore të institucioneve të shëndetësisë në Kosovë.

Krahas statistikave ka filluar të bjerë ndjeshëm edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale.

Në QKUK për trajtim për COVID-19 janë 155 pacientë. Nga ta shtatë në respirator, nëntë të tjerë në CPAP e 81 të tjerë në oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 43 raste të reja me COVID-19. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky institucion shëndetësor po ashtu ka bërë me dije se nga virusi kanë vdekur edhe dy kosovarë.

Shpërndaje në: