QKUK jep informacione për 4 policët e lënduar në veri

QKUK jep informacione për 4 policët e lënduar në veri

Katër policë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në Veri të vendit.

Pas transferimit të tyre në QKUK, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë.

Nga dr. Gëzim Mustafa, ai u njoftua se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Ai para medieve deklaroi, se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi.

Shpërndaje në: