QKUK s’tregon nëse ka pasur sërish rënie të okigjenit, thotë se nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve

QKUK s’tregon nëse ka pasur sërish rënie të okigjenit, thotë se nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve

QKUK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se furnizimi me oksigjen në klinika është stabil.

KOHA sot ka raportuar se dje për 30 minuta ka pasur ndërprerje të oksigjenit kryesor në Mjekësinë Sportive ku të hospitalizuar janë 15 pacientë me COVID-19, dhe falë intervenimit të shpejtë nuk ka pasur pasoja në pacientë.

Megjithatë, QKUK-ja në reagimin e sotshëm nuk e ka konfirmuar se dje ka pasur probleme me furnizim me oksigjen.

“Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve. SHSKUK, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të krijohet panik në opinion”, thotë QKUK.

Tutje QKUK shton se furnizimi është stabil.

siguron qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika është stabil”, thuhet në komunikatë.

Një problem i tillë me oksigjen dyshohet se ka ndodhur edhe më pesë korrik ku kanë mbetur të vdekur pesë pacientë me COVID-19. Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria.

 

Shpërndaje në: