Qoket* e Erion Veliajt habisin kosovarët (Foto)

Qoket* e Erion Veliajt habisin kosovarët (Foto)

Një postim i bërë në Instagram nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë bujë mes kosovarëve, shkruan Periskopi.

Në postimin në fjalë, Veliaj tregon për mikpritjen që i ka bërë kryetarit të Sarajevës, Abdullah Skaka-s në Tiranë – edhe pse, problematike është edhe kjo pjesë ku flitet pa modesti për pritje të mirë e mikpritje – ajo që mori vëmendjen ishte fjala ‘qoke’.

Në zhargonin e shumicës së kosovarëve fjala ‘qoke’ është mbrapakthim i fjalës ‘koqe’ që ka kuptimin e gjëndrave seksuale të njeriut.

Përdorimi i kryetarit të Tiranës mund të përkthehet mbase si “jo veç sa për shenjë, ose jo veç hajt, por që t’i lidhim qytetet tona unike me projekte konkrete”.

Këto janë kuptime e fjalës qoke/qokë në fjalorin e gjuhës shqipe:

QOKE f.

  1. Shenjë që bëhet mbi një dru a mbi një gur duke e gdhendur pak, duke i prerë një copë të vogël a duke e bërë vrimë. Qokat e rabushit. Dru me qokë. I bëj një qokë.
  2. Gur a diçka tjetër që vihet si shenjë ose si kufi. Qokat midis arave. Qoka në një lojë fëmijësh. Heq (vë) qokat. Godas qokën.
  3. Vend i caktuar, cak. Gjahtarët zënë qokat.
  4. shih FURRIK,~U 2.
  5. fig. Masë në të folur, në të ngrënë ose në një punë, kufi; përkorë. Flet me qokë. Ha (pi) me qokë. Fjalë me qokë fjalë e matur, e peshuar mirë. I vë qokë fjalës flas me kujdes e i matur.
  6. fig. Pikë që përcaktohet si kusht për një punë a vendim të marrë së bashku. Vunë disa qoka.
  7. spec. Pikë e zgjedhur ose e përfytyruar, që ndihmon për të gjetur me përpikëri një drejtim. Qitje mbi qokë. usht.
  8. fig. Rast i jetës së njeriut, si lindje, fejesë, martesë, vdekje etj., në të cilin duhet shkuar për të bërë zakonin, vajtja për t’u takuar sipas zakonit. I bën (i shkon, i ndjek) qokat. Nuk i lë qokat.
  • I ra në qokë i ra në të një pune, një çështjeje, e gjeti tamam, i ra pikës.

Shpërndaje në: