Qorolli: VV nuk e llogariti punën e presidentit, jorealiste të kërkohet tash nga LDK

Qorolli: VV nuk e llogariti punën e presidentit, jorealiste të kërkohet tash nga LDK

Analisti politik, Vigan Qorolli sonte në Interaktiv ka thënë se çështja e presidentit ka qenë e pallogaritur nga ana e Vetëvendosjes dhe se një gjë të tillë nuk duhet ta diskutojë tash LDK’ja, transmeton Periskopi.

‘’Albin Kurti e ka menduar që meqë ka fituar zgjedhjet, do të jetë në pozitë komode për të zgjedhur partnerë. Por po del të jetë vështirë për shkak të egove politike. Kanë filluar të nxehen gjakrat dhe të kërkohet një llogaridhënie pse s’po realizohet kjo marrëveshje’’, ka thënë ai.

‘’Ka qenë e paplanifikuar deri më 6 tetor puna e presidentit. E pallogaritur. Tash ka një kërkesë që të ndahet tepsia në dy pjesë, që LDK ta ketë presidentin. Është jorealiste sepse për atë post do të duhej qeverisje të paktën 1 vit nga tash, të themelohet Qeveria dhe të jetësohet vullneti i sovranit. Po vërehet që janë të pagatshëm t’i tejkalojnë pengesat për formimin e Qeverisë’’, shtoi ai./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: