“Qu prej gjumit ministër”, PSD me aksion para Ministrisë së Shëndetësisë

“Qu prej gjumit ministër”, PSD me aksion para Ministrisë së Shëndetësisë

“Qu prej gjumit ministër”, është baneri i vendosur para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, duke iu referuar ministrit Rifat Latifi.

Partia Soacialdemokrate, ka lëshuar një alarm kushtuar ministrit Latifi, i cili sipas kësaj partie duhet të zgjohet nga gjumi dhe të sheh gjendjen emergjente në spitalet e Kosovës.

Natyra Kuçi, anëtare e kryesisë së PSD-së, ka thënë se “nuk po i themi që të zgjohet dhe nuk po i çojmë alarm që të zgjohet për të zënë aeroplanin sepse atë zile nuk po e harron asnjëherë, ai është nga fluturimi në fluturim”.

Kuçi ka theksuar se janë mbi 220 mjekë që kanë ikur në këto dy vjet nga vendi.

“Ministri Latifi le të tmerrohet nga mungesa e barnave, mungesa e infrastrukturës, e aparatee për të kryer operacione, analiza e për të funskionuar një spital normal. Por duke qenë se gjendja është emergjente në shëndetësi në Kosovë, ne po e lëshojmë një alarm dhe po i themi misnitrit qu prej gjumit, qu dhe puno”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: