Qumështarët kërkojnë ndihmën e Qeverisë: Urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë

Qumështarët kërkojnë ndihmën e Qeverisë: Urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, pas ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqësore dhe kostos së lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve.

Në një komunikatë për media thuhet se Ministria e Bujqësisë duhet të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese për t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin, ku janë duke u aplikuar mbështetje shtesë.

“Gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave të krijuara kemi për çdo ditë mbyllje të fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilësor, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare. Pagesat duhet të realizohen sa më shpejt me çka sadopak do të zbutej gjendja e krijuar në sektorin e bujqësisë”, përfundon komunikata.

Shpërndaje në: