Quni tregon bisedën me votuesin e VV-së: Besonte se Kurti do të ulte çmimin e rrymës

Quni tregon bisedën me votuesin e VV-së: Besonte se Kurti do të ulte çmimin e rrymës

Deputeti i LDK-së Anton Quni ka përmendur një bisedë të tij me një votues të kryeministrit Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se qytetari kishte besim që Kurti do të ulte çmimin e energjisë elektrike, sapo ky i fundit të merrte drejtimin e qeverisë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 14 shkurtit.

“Dua të lidhem me një bisedë me një votues të LVV-së, duke e bindur njeri-tjetrin se kush duhet të votohet nga kandidatët për kryeministër. Ai u mundua të më bind se njeri i duhur për ta votuar është Z. Albin Kurti, e pyeta të ma arsyetojë këtë. Ai deklaroi se Kurti ka me e luftu krimin, korrupsionin, liberalizimin e vizave, ndërsa në fund e potencoi ‘Thuajse rrymën do ta kemi falas’. Nga kjo tha ka premtuar tash gati e kemi falas rrymën, plus me premtimin e kryeministrit, njëjtë sikur ajrin, ashtu do ta kemi edhe çështjen e rrymës”.

Pas kësaj, Quni deklaroi se nuk e kishte ditur më parë se Kurti ishte inxhinier me profesion dhe se këtë e kuptoi nga biseda me qytetarin. Ai kritikoi Kurtin për krizën energjetike në vend.

“Nuk e kam besuar asnjëherë që do të kem nevojë me dalë me fol edhe për çështjet e energjetikës, në veçanti kur kryeministri vjen me profesion nga kjo fushë”, ka thënë Quni.

Shpërndaje në: