Qysh na e la Serbia, Kosovën? Analisti pretendon se populli i Kosovës nuk është budallë

Qysh na e la Serbia, Kosovën? Analisti pretendon se populli i Kosovës nuk është budallë

Analisti i mirënjohur, Agon Maliqi, ka reaguar pas shfajësimeve të Qeverisë në lidhje me reduktimet e rrymës në veçanti dhe krizën energjetike në përgjithësi.

Ai ka pretenduar, ndër tjerash, se populli nuk është budallë dhe se pret “modesti dhe përgjegjësi”.

Po ashtu, ai ka kontestuar shfajësimet e Kurtit me ministra se gjendja ishte e keqe në sektorin e energjisë.

“Pse në çfarë gjendje na e la Kosovën Serbia? A dmth kjo që edhe qeveritë e kaluara nuk e paskan pasë aq lehtë kur kritikoheshin? Kush kërkon pushtet duhet të jetë i gatshëm të përballet me realitetin që e gjen dhe jo realitetin që e dëshiron.” – ka shkruar z. Maliqi, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Kanë shumë përgjegjësi qeveritë e kaluara për gjendjen në sektorin e energjisë, mbi të gjitha për dështimin e projektit Kosova e Re në vitet 2008-09, që është ndër mëkatet më të mëdha të PDK. Por është e pashije qasja e tipit “na e lanë këta tjerët keq”, sepse e njëjta logjikë arsyetuese mund të vlejë për çdo qeverisje të shkuar. Pse në çfarë gjendje na e la Kosovën Serbia? A dmth kjo që edhe qeveritë e kaluara nuk e paskan pasë aq lehtë kur kritikoheshin? Kush kërkon pushtet duhet të jetë i gatshëm të përballet me realitetin që e gjen dhe jo realitetin që e dëshiron. Dhe me ofru zgjidhje e me komuniku sinqertë pa u marrë vetëm me drejtim gishtash drejt të tjerëve. Njerëzit nuk janë budallë, nuk presin mrekulli, por gjithsesi presin modesti dhe përgjegjësi.

Shpërndaje në: