Qysh u kap Albin Kurti me Rrahman Jasharajn me shokë? Pamjet, sulmet, bërtimat dhe e gjithë ndodhia

Qysh u kap Albin Kurti me Rrahman Jasharajn me shokë? Pamjet, sulmet, bërtimat dhe e gjithë ndodhia

Dhe… ndodhi! Ajo për të cilën Periskopi kishte raportuar tash e një vit e gjysmë, ka pëlcitur në një mënyrë mjaft shqetësuese, e nga e cila pritet ta pësojë një pjesë e mirë e popullit: mësues, profesorë, arsimtarë, punëtorë teknikë shkollash, mjekë, infermierë etj.

Ishte 4 marsi i vitit 2020. Rrafsh një muaj e një ditë pasi Albin Kurti ishte votuar si kryeministër i Kosovës në koalicionin VV-LDK, që do të zgjaste vetëm deri më 25 mars.

Në atë ditë, kryeministri do t’i takonte kryesindikalistët kosovarë në një takim për të cilin kishte raportuar Periskopi.

 

FOTO NGA TAKIMI I 4 MARSIT KU KURTI KISHTE BËRË SULME TË ASHPRA

 

Pas këtij takimi, populli kishte dëgjuar vetëm zërat e kryesindikalistëve të cilët ishin treguar goxha të matur edhe pse çështja kishte qenë shumë e rëndë. Rrahman Jasharaj ishte shprehur si vijon:

“Nuk jemi të kënaqur me takimin, ngase ne kemi pritur të na garantohet buxheti i dëshiruar dhe i nevojshëm që do të jetë i planifikuar në mënyrë që të jetë mbështetje për funskionalizimin e ligjit të pagave. Ajo qe na u tha ato miliona nuk janë të mjaftushëm për ta implementuar ligjin e pagave”.

KONTEKSTI

Rrahman Jasharaj i SBAShK-ut dhe Blerim Syla i FSShK-së bashkë edhe me kryesindikalistë nga Policia, Zjarrfikësit dhe Dogana do të kishin rastin të takoheshin me kryeministrin e ri të Kosovës, e të cilin e kishin takuar edhe më parë.

Në atë kohë, Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar Ligjin e Pagave deri më 30 mars.

Të hënën, më 2 mars, Jasharaj me kryesindikalistët tjerë i kishin dërguar Kurtit një letër për takim urgjent.

Rrahman Jasharaj në nëntorin e 2019-s, kur Albin Kurti kishte fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, kishte dërguar letra për takime edhe me krerët e atëhershëm institucionalë: kryeministrin e atëbotshëm [Ramush Haradinajn], presidentin e atëbotshëm [Hashim Thaçin] dhe kryekuvendarin e atëbotshëm [Kadri Veselin]. Që të tre e kishin injoruar.

I vetmi që nuk e kishte injoruar kishte qenë kryeministri në ardhje, Albin Kurti, që si opozitar kishte takuar Rrahman Jasharajn dhe kryesindikalistët e tjerë.

Më 19 nëntor të atij viti, Kurti me partinë e tij do të organizonin një tryezë gjigante me temën “Dialogu Shoqëror “Mbështetja dhe fuqizimi i organizimit sindikal”.

TRYEZA

 

Në këtë tryezë do të ishin edhe Rrahman Jasharaj por edhe Blerim Syla.

“Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme. E sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësve, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës,” – thoshte Albin Kurti në atë kohë, duke paralajmëruar se edhe vet mund të ishte arbitrar e i padrejtë në krye të shtetit. Pra, Kurti po na thoshte se na duhej Rrahman Jasharaj, qoftë edhe kundër tij.

Madje, Kurti do ta priste për ditë të xhumasë [e premte], më 11 dhjetor, Rrahman Jasharajn në orën 13:00 në një takim urgjent.

“Pas kërkesës për takim urgjent [me krerët institucionalë, Thaçin, Haradinajn e Veselin], nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare. Të vetmen përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, dhe ne sot do të zhvillojmë takim me të në orën 13:00,” kishte thënë Jasharaj.

Le të kujtojmë që më 11 dhjetor, negociatat për koalicion qeveritar mes VV-së dhe LDK-së ishin pranë kolapsit, dhe nuk dihej nëse z. Kurti do të ishte apo s’do të ishte kryeministër, e megjithatë Rrahman Jasharaj nuk hezitonte ta quante “kryeministri i ardhshëm”.

HORRORI I 4 MARSIT 2020

Dhe, Albin Kurti përnjëmend u bë kryeministër i Kosovës më 3 shkurt të vitit 2020. Një muaj e një ditë më vonë, do të ndodhte takimi i 4 marsit për të cilin zbardhi detaje dje, Blerim Syla i FSShK-së.

Tema kryesore e këtij takimi do të ishte “Ligji i Pagave”.

RRAHMAN JASHARAJ MË 2014, KUR SULMONTE ASHPËR QEVERINË THAÇI II

 

Në këtë takim, përveç Rrahman Jasharajt si kryesindikalist i punëtorëve të arsimit do të ishin edhe kryesindikalistët e punëtorëve shëndetësorë, zjarrfikësve, doganave dhe punëtorëve të policisë.

“Kryeministri Kurti u takua me ‘horrorin’ e çdo kryeministri dhe me katër sindikalistë tjerë” – ishte titulli i Periskopit para takimit që provonte të sensibilizonte popullin për ndjeshmërinë e madhe të këtij takimi.

Ndërkohë, pas takimit edhe pse kishim informacione të caktuara nuk i kishim bërë të ditura për publikun por kishim shkruar artikullin me titull: “Shpërthen lufta mes Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt: Kapen në takim” 

Dhe, me detajet që u zbardhën del se ajo që ka ndodhur ka qenë edhe më e rëndë se raportimi i Periskopit.

Blerim Syla i sindikatës së mjekëve dhe infermierëve, ka njoftuar se Kurti e ka sulmuar fillimisht nënkryetarin e SBAShK-ut, Ymer Ymerin.

KURTI E YMERI SHIHEN SY MË SY DERISA DIALOGOJNË

 

“Zoti Kurti, atakimin e parë e ka pasë për Ymer Ymerin. [I ka thënë] se ti je militant i PDK-së, se ti je kështu e ashtu. Kjo është gjuha që e ka përdorë,” – ka rrëfyer z. Blerim Syla.

Pra, Kurti megjithatë nuk ka guxuar që ta sulmonte direkt z. Rrahman Jashari, duke e sulmuar në vend të tij krahun e djathtë, z. Ymeri.

Por, sulmet e Kurtit nuk ishin ndalur te Ymer Ymeri, siç rrëfen Blerim Syla. Ai kishte sulmuar edhe sindikatën e policëve.

“Menjëherë pastaj, i është kthy me pyetje sindikatës së policisë: sa policë i keni të vramë, dhe a janë të vramë para apo pas Pavarësisë?” – vazhdoi Syla.

Nuk dihet për çfarë arsye z. Albin Kurti e ka bërë një ndarje të tillë në rastin e Policisë, por ajo që dihet është se nuk ka pasur sjellje të mira ndaj policëve kosovarë në shumë e shumë protesta të mbajtur nga partia e tij.

MJEKU BLERIM SYLA

 

Dhe, sulmin më të rëndë e kishte bërë ndaj vet z. Syla.

“Me një moment, mu ka drejtu mu: “ti doktor ke lidh memorandum me fashista”. Unë meta. Thashë ku jom. Thashë, kush jon fashista? Më tha “Ti e ke bo memorandumin me Kadrinë [kryetar i Kuvendit] Ramushin [kryeministër] etj. etj. Jo more, ata jon shqiptarë,” – i tashë. “Le që jon fashista [më tha], po jon Ali Shukria, Sinan Hasana,”” përfundon rrëfimi i padëgjuar i z. Syla.

Madje, çudia nuk ndalet këtu. Zyrja e kryeministrit Kurti – gjithnjë sipas vet z. Syla – e ka mashtruar zyrën e tij duke i vendos fjalët e thëna nga z. Kurti në gojën e tij. Imagjinoni Blerim Sylën tek shprehet me fjalor të tillë? S’mund ta imagjinoni.

Çka bëri që një marrëdhënie e mirë e një ish politikani të majtë të përkeqësohej aq shumë pas ardhjes së tij në pushtet sa të sulmonte pa fakte sindikalistët?

Shpërndaje në: