Qytetarët amerikanë po pushtojnë “Zonën 51” të alienëve: Frikë se mund të ndodh katastrofa

Qytetarët amerikanë po pushtojnë “Zonën 51” të alienëve: Frikë se mund të ndodh katastrofa

Banorët lokalë “po përgatiten për më të keqen” derisa fansët e eventit viral “Të pushtojmë Zonën 51” në Facebook po zbresin afër bazës sekrete ushtarake.

Eventi mund të përfundojë në katastrofë deri sa njerëzit sfidohen keq nga kushtet e vështira në Nevadë nëse nuk kanë përgatitjet e nevojshme, kanë thënë ata.

Ata që po mbërrijnë në qytetet e vogla të Rachelit dhe Hikos, afër Zonës 51, po e bëjnë këtë gjë shkaku i atij eventi në Facebook, që është një prej më popullorëve ndonjëherë. Faqja, që inkurajonte njerëzit të shkonte e të shihte alienët dhe që sygjeronte se nëse mblidheshin shumë njerëz nuk do të mund të ndaleshin, po e sjell një numër të panjohur në Nevada, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Zyrtarët lokalë tashmë kanë dhënë shenjat e emergjencës si kundërpërgjigjje për këtë event, ndërsa banorët lokalë iu kanë thënë njerëzve që të mos vijnë. Por, eventi megjithatë pritet të vazhdojë.

Një banor lokal ka paralajmëruar të ardhurit nga rreziku prej gjarpërinjve dhe akrepave.

Ani që krijuesi i këtij eventi në Facebook bëri thirrje që njerëzit të mos shkonin, dhe që e gjitha ishte mashtrim, njerëzit nuk e dëgjuan.

Qeveria amerikane për dekada më radhë nuk kishte pranuar ekzistencën e këtij vendi, para se të lëshonte dokumente që e konfirmonin atë gjë në vitin 2013. Fshehtësia që e përcjell ende ushqen spekulime se ai është vendi ku qeveria studion alienët. /Periskopi

Shpërndaje në: