Qytetarët u “japin viza” për Dyz Thaçit, Veselit e Grabovcit

Qytetarët u “japin viza” për Dyz Thaçit, Veselit e Grabovcit

Grupi i qytetarëve protestues, #Protestoj, kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.

Në këtë aksion, qytetarët e mbledhur mbanin në duar “vizat për në Dyz” për presidentin Hashim Thaçi, për kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe për ish-Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Më pas, “vizat” i vendosën në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë.

Kujtojmë se burgu i sigurisë së lartë është i vendosur në fshatin Gërdoc të Komunës së Podujevës, por që fillimisht ishte raportuar se ai gjendet në fshatin Dyz.

Grupi i qytetarëve protestues, #Protestoj, kanë nisur protestat, fillimisht kundër Adem Grabovcit, i cili është edhe personazhi kryesor në përgjimet e publikuara nga gazeta online “Insajderi”.

 

 

 

Shpërndaje në: