Qytetari ankohet se rruga që të çon te Kulla e Ajfellit është me lloç (Foto)

Qytetari ankohet se rruga që të çon te Kulla e Ajfellit është me lloç (Foto)

Një qytetar nga komuna e Janjevës me inicialet B. K. i ka dërguar Periskopit disa fotografi shqetësuese të një rruge që si duket ka mbetur në vitet 2000. 

Në këto fotografi duket rruga e mbushur me lloç si pasojë e reshjeve të fundit.

Ai ka kërkuar që edhe kjo rrugë, si ato të tjerat, t’i nënshtrohet procesit të asfaltimit, përcjell Periskopi.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh kjo rrugë në këtë fshat historik të Kosovës është lënë e paasfaltuar deri tash nga autoritetet përgjegjëse.

Kjo rrugë sipas lexuesit quhet “Nënë Tereza” afër Pompës “Jet Petroll”.

Kujtojmë që në fshatin Janjevë raportohet se ekziston një kopje e Kullës së Ajfellit.

Shpërndaje në: