Qytetari dënohet dhe futet në kerr të Policisë për orë p’core, çartet dhe i mëshon derës nga prapa

Qytetari dënohet dhe futet në kerr të Policisë për orë p’core, çartet dhe i mëshon derës nga prapa

Shtimi i dënimeve për shkak të masave antiCOVID-19 është bërë shkaktar që një qytetar të revoltohej aq shumë sa të mos përmbante veten.

Qytetari kishte dalë 40 minuta pas orës policore dhe ishte dënuar nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Kjo e kishte revoltuar keq atë, çka kishte bërë që të kanoste njërin prej tyre sipas Policisë, përcjell Periskopi.

Edhe gjatë transportimit me veturë të policisë, njofton policia, i dyshuari ka vazhduar që t’i kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe dëmtuar derën e veturës së Policisë.

Raportimi i Policisë:

KANOSJE & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË

Podujevë, 08.09.2021 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore i njëjti ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.  Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar ti kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në: