Qytetari duke u mjekuar në oborr të ambulantës me infuzion në pemë, reagon drejtori

Periskopi.com Lajme

Në media sot ka qarkulluar një fotografi ku shihet një qytetar nga Lipjani, duke u trajtuar në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Ai shihet duke marrë infuzion, që është i vendosur në një pemë.

Pas publikimit të këtyre fotografive, ka reaguar edhe Drejtori i QKMF’së, Agim Krasniqi.

Ai ka thënë se rasti ka filluar të hetohet menjëherë, derisa ka paralajmëruar se do të merren masa lidhur me rastin nëse konstatohen shkeljet e supozuara.

“Ky rast ka filluar të hetohet menjëherë nga Koordinatori i cilësisë, pse është kryer ky veprim kur kemi mjaft shtretër për trajtim të pacientëve, pacienti nuk guxon të trajtohet në ambient të jashtëm. Po ashtu edhe  shkeljeve tjera të supozuara. Pas kryerjes së proceduarave do të merren masa lidhur me rastin nëse konstatohen shkeljet e supozuara.

Për arsye se nuk ka asnjë justifikim ky veprim, kur kemi hapësira të caktuara për trajtim e pacientëve”, ka shkruar tutje Krasniqi në një reagim që i ka dërguar Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Të nderuar/a

Ju njoftoj se QKMF-Lipjan, përkundër ngarkesës për marrje të shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe punkte, për qellim të ofrimit sa më optimal dhe zvogëlimin e kohës së pritjes kemi në dispozicion të pacientëve gjithsej 29 shtretër në QKMF (8 shtretër për pacientët me Covid- Pozitiv në hapësira të ndara, 12 shtretër në maternitetin e QKMF-së, 6 shtretër në QKMF për infuzione të rregullta dhe 3 shtretër në Urgjencë.)

Prandaj ky rast ka filluar të hetohet menjëherë nga Koordinatori i cilësisë, pse është kryer ky veprim kur kemi mjaft shtretër për trajtim të pacientëve, pacienti nuk guxon të trajtohet në ambient të jashtëm. Po ashtu edhe  shkeljeve tjera të supozuara. Pas kryerjes së proceduarave do të merren masa lidhur me rastin nëse konstatohen shkeljet e supozuara.

Për arsye se nuk ka asnjë justifikim ky veprim, kur kemi hapësira të caktuara për trajtim e pacientëve, si dhe në kohën e marrjes së kësaj terapie ka pas shtretër të lirë mjaftueshëm.

Ju lutem të keni parasysh këtë fakt dhe të mos krijoni imazhe të tilla për QKMF-në, ku këto veprime mund të jenë me qëllime të përfitimeve personale dhe politike, kurse realiteti qëndron krejt ndryshe.

Sa për informimin tuaj vetëm brenda javës së kaluar në QKMF janë dhënë 944 infuzione për pacient të diagnostikuar Covid-19 Pozitiv, në punkte 241 gjithsej 1185 infuzione për pacient Covid-19 pozitiv.

Infuzione për pacient me probleme tjera shëndetësore 601, Injeksione 1750. Asnjë rast nuk është trajtuar jashtë institucionit përveç këtij rasti për të cilin supozojmë se është kryer me qëllim të caktuar të paraqitjes së një situate të tillë e cila nuk qëndron. Prandaj ju lutem mos u ngutni me zhvlerësimin e punës së gjithë atij personeli të ndeshëm që është i ngarkuar me punë por janë duke kryer punën me nder dhe aty ku duhet ofruar këto shërbime në hapësirat e dedikuara për këto shërbime, e asnjëherë në ambient të hapur.  Përveç këtij rasti që ne po supozojmë se ka qenë i qëllimshëm, por megjithatë do të verifikohet e gjithë kjo situatë.​

Me respekt,

Shpërndaje në: