
Qytetari e qet kuletën e thatë: Protestë para Qeverisë për nxjerrjen e pareve nga Trusti
Është mbajtur një protestë paqësore para Qeverisë së Kosovës lidhur me tërheqjen e pareve të Trustit nga qytetarët, transmeton Periskopi.
Teksa kërkohej tërheqja e 30 përqindëshit, pati thirrje ‘’ Trusti është i joni, jo i Qeverisë. Populli do mirëqenie’’.
Aty ishin edhe deputetë të PDK’së e AAK’së.
Njëri nga pjesëmarrësit e eksopozi kuletën e thatë aty./PERISKOPI/